Të prekura me virus edhe gra shtatzëna, Ministria tregon për gjendjen
Ministria e Shëndetësisë, teksa bëri me dije se numri i rasteve të reja me të prekur nga Covid-19 është ulur dhe në 24 orë janë zbuluar vetëm 6 raste, është bërë me dije edhe se mes të prekurëve janë edhe gra shtatzënë. Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se gjendja e tyre Shëndetësore ka qenë e mirë. “Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, tha Bino.