Të prekurit nga gripi, mjekët: Jo vetëmjekim

Dita ditës fluksi i të prekurve nga gripi është në rritje të vazhdueshme. Teksa strukturat e larta shëndetësore e pohuan ditën e hënë se jemi në prag të shpërthimit të epidemisë. Një nga familjaret është shprehur se siptoma kryesore ëhstë temperaturë e lartë. ”Kam dy binjake dhe kam 5 ditë që jam shtruar, kanë grip me temperaturë”.

Edhe në Sarandë çdo ditë janë me dhjetra të rritur e fëmijë që kërkojnë ndihmë nga mjekët. Drejtuesja e qendrës shëndetësore, Hajrie Imera sqaron se për të përballuar numrin e shtuar të të prekurve nga virozat janë detyruar të qëndrojnë në punë dhe jashtë orarit.

Mjekët vlonjatë raportojnë se ndryshe nga muajt e mëparëshëm javët e fundit janë ndeshur me rritjen e numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga virozat dhe gripi. Mjekja Raimonda Zoto, thonë se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur që ndihmën e parë ta kërkojnë në shërbimin parësor. “Në të gjithë konsultoret e qëndrave shëndetsore kemi rritje të rasteve rikthimet janë komplikacione që lë pas gripi”.

Në këto ditë kur shpërthimi i epidemisë së gripit është shumë pranë bluzat e bardha kërkojnë që më shumë kujdes të bëjnë të vegjlit, gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Sapo t’ju shfaqen simptomat fillestare të konsultohen me mjekët e familjes.

SHKARKO APP