Të prekurit nga tërmeti, ja modelet e shtëpive që do të ndërtohen
Aktualitet E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 10:22
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Në këtë faze po diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka publikuar modelet e shtëpive që do të ndërtohen të të prekurve nga tërmeti. Ahmetaj tha se ka elementë anti-sizmike dhe do jenë e modelit 1+1 apo 2+1.