Të rinjtë e FRPD-së sërish protestë poshtë zyrës së Xhafajt, ja kur do të mbahet

Ashtu siç kishin paralajmëruar, të rinjtë e FRPD-së do të zhvillojnë sot një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se protesta është parashikuar që të mbahet në orën 18:00, poshtë zyrës së Xhafaj. Prej kohësh ky i fundit është vënë nën shënjestrën e akuzave nga opozita, pasi kjo e fundit pretendon se ministri mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Kjo nuk është hera e parë kur të rinjtë e FRPD, bashkë me ata të LRI kanë protestuar kundër Xhafajt, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?