Të rinjtë e PD e LSI protestë para shtëpisë së Ramës në Surrel. Garda bllokon internetin

Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një protestë simbolike i kanë vendosur Edi Ramës një tra, të cilin duhet ta kalojë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel.

Protesta është organizuar nga FRPD dhe LRI gjatë mesditës së sotme. Të rinjtë e partive opozitare janë tubuar në hyrje të Surrelit, ku kanë vendosur traun në rrugën ku kalon kryeministri Edi Rama.

Protesta simbolike vjen pas vendosjes së taksës për kalimin e Rrugës së Kombit. Të rinjtë e dy partive kryesore opozitare kanë kundërshtuar vendosjen e taksave dhe kërkuan që të lirohen 11 kuksianët e arrestuar në protestën dy javëve më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti vëmë traun tek shpia se duhet të paguaje edhe ky taksa”, thonë protestuesit në videon që është publikuar në profilin në Facebook të kreut të FRPD-së Belind Këlliçi, i cili shkruan: “Ne Surrel ke trau me i ri, ashtu sic i pelqen Edi Rames…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta ishte ideuar nga të rinjtë të transmetohej live me anë të celularëve në rrjetet sociale. Por në zonën afër banesës së Edi Ramës, gjatë kohës që protestuesit janë afruar Garda e Republikës ka ndërpretë sinjalin e internetit. Me anë të pajisjeve speciale, janë bllokuar dhe valët e telefonisë celulare në këtë zonë.

Përfaqësues të opozitës deklaruan sot se pas protestës afër shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, policia ka shoqëruar në Komisariat deputeten e LSI, Floida Kërpaci dhe kreun e FRPD, Belind Këlliçi.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njoftoi se nuk ka pasur asnjë shoqërim nga protestuesi në komisariate.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/810243225831883/

VIDEO NGA PROTESTA NË SURREL

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/videos/1726034694086322/

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1946308505382398/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?