Të rinjtë e PD-së “protestojnë” në lokale nate (FOTO)

 

Korpusi Rinor Azem Hajdari i cili befasoi sot, kur u shfaq jo më me këmishat e zeza, por me disa maska të bardha, ka vijuar të paraqitet në mjedise publike pa i hequr maskat edhe gjatë një ceremonie festive pas protestave.

Ndërkohë që anëtarët e tjerë kishin nga një gotë përpara për t’u relaksuar pas protestës së gjatë të ditës së sotme të opozitës, vija e hekurt e të rinjve demokratë, vazhdoi t’i kallë datën qeverisë me maskat e frikshme.

“Protesta eshte trendi! Shqiptaret duan largimin e qeverise, per kete grumbullimet e te rinjve ne cdo ambient behen me moton Rama Ik! Ne aktivitet me miq dhe bashkepunetore, duke ndare mendime dhe organizuar per protestat”, – shkruante Ervin Salianji, që ka publikuar në rrjetet sociale fotot e mëposhtme.

SHKARKO APP