Të rinjtë në Durrës protestë: Rama, Dako IK
Ka nisur protesta para bashkisë së Durrësit pas publikimit të përgjimeve nga Bild. Të rinjtë demokratë të vendosur në shesh dolën me pankarta: Rama, Dako IK! Ata nuk e ka kanë lënë me kaq, ata kanë goditur me vezë godinën e bashkisë dhe kanë shkelmuar derën e saj. E përditshmja gjermane “Bild”, publikoi sot një shkrim ekskluziv që e shoqëroi me regjistrime audio, që tregon sipas saj sesi blihet vota në Shqipëri. Pikërisht nën titullin “Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri”, Bild sjell regjistrimet e bisedave të kryera nga hetues shqiptarë, që tregojnë se cilat klane të mafies kanë blerë bota për partinë e kryeministrit Edi Rama.
Bomba e “Bild”, çfarë duhet të ndodhë më shumë që një qeveri të ikë?
“Bild” nxjerr përgjimet e reja mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt
KOHA JONË SONDAZH

