Të rinjtë në Elbasan bëjnë sherr dhe nuk u binden policëve

Një sherr mes të rinjëve është rejistruar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, një konflikt midis disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Po ashtu në njoftimin për mediat, konfirmohet se në momentin që kanë shkuar efektivët e rendit për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur atyre.

“Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në një njoftim. Sqarohet se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?