Të rinjtë nga Afrika e Azia si studentë në Gjirokastër

SONI COPYRIGHT

Universitetet në rrethe duket se kanë siguruar mbijetesën e disa prej programeve që prej vitesh tërheqin një numër të vogël studentësh të rinj. Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ndërsa thith çdo vit e më pak studentë vendas, këtë vit akademik ka risi numrin e lartë të kërkesave që vijnë nga kontinente të largëta si Afrika apo Azia për të studiuar në këtë universitet. Në Shkodër edhe pse ka një numër të kënaqshëm studentësh të rinj, Senati parashikon rishikimin dhe reformimin e disa programeve me qëllim për të tërhequr dhe joshur më shumë studentë të rinj. Edhe pse viti akademik ka nisur, regjistrimi i studentëve do të vijojë edhe në fazën e tretë, nga ku do të përcaktohet numri i saktë i studentëve të rinj dhe programet që mund të pezullohen.

SHKARKO APP