Të rinjtë protestojnë para Kryeministrisë kundër maskave, policia nis arrestimet

Godina e Kryeministrisë

Mbrëmjen e sotme dhjetëra të rinj kanë zhvilluar një protestë simbolike kundër mbajtjes së maskave. Protesta është zhvilluar pata godinës së Kryeministrisë.

Forca e rendit nuk kanë lejuar tubimin dhe kanë arrestuar tre prej tyre. Mësohet se tre të rinj janë shoqëruar në komisariat, pas tubimit.

Tubimi u organizua në të njëjtën ditë që hyri në fuqi akti normativ i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskave. Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën e protestës dhe nuk kanë lejuar që qytetarë të tjerë t’u afrohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre. “Për t’i thënë ‘jo’ diktaturës së maskave, për ti çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon”, tha një prej protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një tjetër e cilësoi shkelje kushtetuese dhe vendimin e kryeministrit arbitrar. “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”, deklaroi ai.

(Lajmi në përditësim)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?