Të rinjtë që punojnë në vendet e Mesdheut, Rama: Pse rrini atje? Në Shqipëri janë pagat më të mira në rajon
Rinia shqiptare gjithmonë e ka projektuar veten jashtë vendit për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë. Por kryeministri Edi Rama mendon ndryshe.
”Kemi hyrë në Champions League e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është sa moment historik por dhe sfidash. Se kemi hyrë por duhet të mbetemi. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga Champion.
Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. Jo vetëm që duhet ta konsolidojmë por dhe të jemi çdo vit e më shumë më konsolidues”, tha Rama, i cili kishte një thirrje të rinjve që punojnë në hoteleri në vendet e Mesdheut.
“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje? Të gjithë hotelet janë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Do të ketë pagat më të mira në rajon për turizmin”, tha Rama.