Të rinjtë që votojnë për herë të parë, Kryemadhi: Nuk do lejojmë një njeri të marrë peng të ardhmen tuaj
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi me votuesit që do të japin votën më 25 prill për herë të parë, tha ndër të tjera se ”nuk mund të lejojmë një njeri të marrë peng të ardhmen tuaj”.
Kryemadhi: Deri më 25 prill duhet të jemi në kontakt 24 orë me njerëzit për t’u njohur me problematikat e tyre. Nuk mund të lejojmë një njeri të marrë peng të ardhmen tuaj. Këta e kanë edhe nga eksperienca e djeshme në evidentimet dhe kontaktet që patën vetëm dje, gjithë grupi i punës i juaj, patët një reagim pozitiv. Pra njerëzit janë të gatshëm, duhet kontakti, bashkëbisedimi me ta. Ne jemi në dispozicion 24 orë për të qenë në kontakt me ta, biseduar, por edhe për të dëgjuar problemet që kanë në mënyrë që ne të gjejmë zgjidhet e problemeve. Ju e keni parë vetë, një mënyrë të funksionimit, mungesa e platformave digjitale.
Vajza: Pas gjithë këtyre humbjeve që kemi pësuar ne si të rinj, por edhe prindërit tanë e vetmja gjë është të motivojmë të gjithë popullsinë shqiptare. Dhe 25 prillit të jetë një hap shumë i madh, jo vetëm për ne, por të gjithë.
Kryemadhi: Ne çdo ditë duhet të punojmë me njerëzit, çdo ditë të punojmë nga 10 minuta, me një shok, komshi, që t’ i motivojmë, t’i çojmë e sidomos votuesit për herë të parë, sepse janë një element i jashtëzakonshëm. Vetë strategjia që po përdoret është strategjia për të larguar të rinjtë nga Shqipëria.
Ajo që unë shikoj tek kryeministri në ikje është se ai thotë, duroni ju se s’keni çfarë bëni. Kush nuk duron të ikë nga Shqipëria. Ky është vendi i Shqiptarëve. Nuk është vendi i Ramës, Monikës, Lulit. Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Në këtë drejtim ai përveç se gjen guximin se ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat, ka krijuar kriza njëra pas tjetrës, tani merr guximin e thotë, duroni kush durojë dhe ikni ata që nuk durojnë. Nuk mund ta lejojmë një njeri të tillë që të marri peng të ardhmen tuaj.
Në radhë të parë jeni ju, që nuk duhet ta lejoni. Më pas jemi ne, prindërit, që jemi pjesë e këtij segmenti, strukture njerëzore. Nuk mund të thuash të partive politike, sepse partitë politike bëjnë programet e tyre që kanë të bëjnë me evidentimet e problematikave që kanë të bëjnë me institucionet. Sot çështja e shpopullimit, mungesa e shpresës.
Blerta ka hyrë në shkollë në infermieri, për të ikur në Gjermani. Kjo është absurditeti më i madh që kemi në mentalitete tona. Ne duhet të krijojmë hapësira pafundësisht, turizëm mësimor, turizëm shëndetësor. Sot është dita më e ftohtë e dimrit dhe ke qejf të dalësh, për diellin, detin. Janë disa elementë që duhet ti kthejmë në pozitivitet. Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë në momente të caktuara ka qenë një hall i madh, por ne duhet ta kthejmë në një avantazh jo vetëm ekonomik, por edhe përfshirje.
Vajza: Siç edhe tha Joana, e rëndësishme është ti japim motivim e shpresë dhe atyre që janë larguar dhe të kthehen e të japin kontributin e tyre këtu tek ne.