Të riun e qëllojnë me armë në mes të Durrësit, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Një i ri në Durrës është shpallur në kërkim nga policia pasi ka tentuar të vrasë një 28-vjeçar.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se, më datë 04.06.2018, në lagjen nr.6 të qytetit, shtetasi E.B, vjeç 25, banues në Durrës, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, pistoletë, shtetasin S.N. 28 vjeç.

Mësohet se 25-vjeçari ka qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me drejtues shtetasin S.N., ndërsa policia e Durrësit nuk jep më shumë detaje rreth shkakut të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj të riut të shpallur në kërkim rëndojnë tre vepra penale, “Vrasje me dashje”, “Kuptim i tentativës”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?