Të sapomartuarit helmuan veten? Vëllai i nuses akuzon për…
Olsi dhe Rezarta Hajdari, të martuar prej pesë ditësh, u gjetën nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore. Pasi u dërguan në spital, 19-vjeçarja ndërroi jetë, ndërkohë që Olsi po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve. Sipas të dhënave të deritanishme, çifti u gjet në dhomën e gjumit nga prindërit e Olsit, Dilaver dhe Bukurie Hajdari. Ata njoftuan policinë dhe infermieren e fshatit Xhyrë. Nuk dihet se me çfarë tentuan të helmoheshin, pasi mjekët nuk e kanë përcaktuar ende. Vëllai i Rezartës, mes lotëve dhe dhimbjes për humbjen e të motrës, ngre dyshime në lidhje me vrasjen e saj. Sipas fqinjëve, Olsi punonte në emigracion dhe kishte pak ditë që ishte kthyer.
KOHA JONË SONDAZH

