Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë dhe Kapshticë

Dy shqiptarë, të shpallur në kërkim nga vende të BE, janë arrestuar nga policia greke në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në Kakavijë është ndaluar në tentativë për të dalë nga Greqia një shtetas shqiptar i kërkuar nga autoritetet gjermane për veprat penale “tentativë vrasje” dhe “ndërhyrje të rrezikshme në trafikun rrugor” duke rrezikuar dënim deri në 15 vjet burg.

Ndërsa në Kapshticë, është arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet belge për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “trafik droge dhe lëndësh psikotrope”.

SHKARKO APP