”Të shpëtova nga djegësat, më shpëto nga McGonigal”, Berisha: Rama peng i Gjiknurit
Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është i tmerruar nga afera McGonigal dhe se po përpiqet të shesë Damian Gjiknurin, për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës.
Postimi i plotë
Rama peng i Gjiknurit. Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga McGonigal. Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën Mc Gonigal.
Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Washington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal sëbashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën. Ky proces që zhvillohet në shkurt ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës.
Aktualisht Rama po përpiqet të shesë në mbrojtje të verës Gjiknurin për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës. Rama gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro rryshfet per t’i hequr nga lista e nongratave.
Por a do pranojë Gjiknuri të cilit i thotë se unë të shpëtova nga djegësit ti do më shptosh nga afera McGonigal përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurtë Rama është i pashpresë!