Të shtëna armësh në Manchester, 10 persona përfundojnë në spital

Qyteti i Manchesterit është zgjuar sot me të shtëna armësh në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia e qytetit raporton se dhjetë persona janë dërguar në spital, për shkallë të ndryshme të plagosjes, nga të shtënat.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi kishte përfunduar festa e Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” kishte shumë njerëz që lëviznin. Aktualisht oficerët e policisë kanë marrë situatën nën kontroll dhe po hetojnë për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, që mund të kishte pasoja shumë më të rënda.

“Aktualisht kemi rreth 10 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Aktualisht po hetojmë ngjarjen, por paraprakisht mund të themi se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist”, tha një zyrtare e policisë së Manchesterit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?