Të shtëna me armë në Greqi, plagoset një shqiptar
Të shtëna me armë janë regjistruar në zonën e Paleo Faliro në Greqi para pak minutash, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.
Ngjarja ndodhi në rrugën bregdetare në restorantin Eden.
Shqiptari u transportua dhe u shtrua në spital në Voula Asklepieion dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.
Sipas njoftimeve të policisë deri më tani, shqiptari ka pasur një përplasje me katër persona të tjerë dhe në grindje e sipër njëri prej tyre e ka plagosur.
Autorët më pas hipën në një makinë dhe u larguan. Policia është në vënë në ndjekje të autorëve.