Akt terrorist në Londër, disa të plagosur pas një sulmi me thikë
Të shtëna me armë zjarri dhe njërëz që konfliktohen me njëri -tjetrin janë dëgjuar dhe parë në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.
“Jemi në fazën e hershme të trajtimit të një incidenti në urën e Londrës”, tha policia, duke shtuar se një person është arrestuar. “Duket se dikush është qëlluar”, tha në anën tjetër një zëdhënës i policisë.
Ura është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa rrjeti televiziv CNN raporton për një numër njerëzish të plagosur. Një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.