Të shtëna me armë në qendër të qytetit të Lezhës
Raportohen të shtëna me armë në qendër të qytetit të Lezhës
Informacionet e para tregojnë se nga të shtënat me armë nuk raportohen persona të plagosur.
Policia ka arrestuar deri tani dy persona.
Burime policore bënë të ditur se në konflikt, ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna, ishin përfshirë një punonjës policie, drejtuesi i një automjeti dhe dy pasagjerë që ndodheshin në të.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjësi i policisë ka ndaluar automjetin dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij që të vërë në dispozicion dokumentet. Duket se kjo kërkesë është kundërshtuar nga drejtuesi i mjetit dhe këtu ka lindur edhe konflikti mes tij dhe policit.
Raportohet se në konflikt janë përfshirë edhe dy pasagjerët. Në kushte të tilla punonjësi i policisë duket se ka reaguar, ndërsa patrullat e policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit dhe dy pasagjerët.
KOHA JONË SONDAZH

