Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet 33-vjeçari pasi ndihmoi të vëllain
Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me iniciale A.K., i cili akuzohet se ndihmoi vëllain e tij të qëllonte me armë zjarri drejt një banesë, ngjarje e ndodhur para një viti në fshatin Grudë.
“Me vendimin e datës 15.01.2020 gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.”