Të shtëna me armë në Tropojë, plagoset 35-vjeçari
Plagosi me armë zjarri 35 vjeçarin, por falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosjes.
Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.