Të shtëna me armë, shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal

Në këtë natë të Krishtlindjes, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në lagjen nr. 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave, ka nisur një përplasje fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, për të neutralizuar situatën e përplasjes.

Arma mendohet të ketë qenë e llojit “Shotgun”. Sherri dyshohet se ka ardhur për motive banale dhe dy personat e konfliktuar kanë qenë duke pirë në lokal së bashku dhe debati denigroi në përplasje fizike. Policia shoqëroi personin e dyshuar.

SHKARKO APP