Të shtëna me armë zjarri në Durrës, reagon policia: Ja kush kanë mbetur të plagosur, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia njofton zyrtarisht se në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP