Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 43-vjeçari i shpëton atentatit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë këtë të hënë. Ka qenë ora 06:30 e mëngjesit të sotëm në rrugën “5 maji” në kryeqytet, kur është hapur zjarr ndaj Edmond Kollarit, 43-vjeç. Dyshohet se autori ka pasur për qëllim ekzekutimin e 43-vjeçarit. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që shënjestra ka shpëtuar pa lëndime.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?