Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Uniformat blu të policisë kanë informuar se në lagjen “Ujë i Ftohtë”, shtetasi me inicialet A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Paraprakisht bëhet e ditur se policia ka nisur kërkimet dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër”,-njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?