Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, disa të rinj u konfliktuan fizikisht, më pas…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se konflikti dyshohet të jetë mes disa të rinjve.

Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, të rinjtë kanë përdour armën, duke qëlluar në ajër.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrollet e nevojshme.

Rreth orës 15.00 në Policinë e Vlorës mbërriti telefonatë, ku u njoftua për të shtënat me armë.

Po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme për këtë ngjarje.

SHKARKO APP