Të shtëna me automatik në Pogradec, plagoset një person
Një plagosje me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bishnicë pas një konflikti të çastit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shetasi me inicialet, A. Ç., rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip automatik shtetasin, B. Sh. duke e lënë të plagosur.
Shtetasi ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet ndërsa është shpallur në kërkim autori i cili u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Arma e zjarrit është gjetur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ende nuk bëhet i ditur shkaku i konfliktit mes tyre ndërsa po punohet për zbardhjen e tij.