Të shtënat me armë, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim i “forti” i Bulqizës!

Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi me armë në drejtim të një automjeti që ishte i parkuar. Ngjarja ndodhi në Bulqizë.

Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fadil Ternova, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë pas hekurave ra shtetasi Xhoni Sollaku.

‘Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar’ njofton policia.

Kush është Fadil Tërnova i njohur si i forti i Bulqizës:

Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?