Të skualifikuarit për hetues të BKH kërkojnë hetim për Arben Krajën e Aida Hajnaj: Manipuluan procesin

Një grup oficerësh të skualifikuar nga gara për heutes të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kallëzojnë penalisht kreun e SPAK Arben Kraja dhe drejtuesin e të ashtuquajturës FBI-shqiptare Aida Hajnaj, të cilët i akuzojnë për manipulim të procesit në fazën e tretë të përzgjedhjes, atë të testimit fizik.

Në kallëzimin e dorëzuar pranë prokurorisë së Tiranës, konkurrentët e përjashtuar nga gara kërkojnë që zyrtarët e prokurorisë së posacme, përfshirë dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit, prokurorë të SPAK, të hetohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ish kandidatët pretendojnë se procesi është manipuluar, pasi ata u përjashtuan nga gara, në një kohë që nuk ishin të dijeni të kritereve që duhet të përmbushnin për të kaluar në fazën tjetër.

“Ndryshe nga testimi logjik, per të cilin ishte publikuar kufiri minimal kalues, në fazën e testimit fizik nuk është bërë asnjë trasparence, nuk është dhë nëasnjë kriter vlerësimi, asnjë kufi minimal  kalues. Sikurse në testimin logjik përgjegjësia për saksionimin e kritetereve të konkursit është e drejtuesit të SPAK Arben Kraja, anëtarëve të vlerësimit Dritan prenci, Vladimir Mara dhe drejtueses së BKH Aida Hajnaj, të cilët në bashkëpunim kanë manipuluar konkurrimin dhe kanë shkatërruar garën”, thuhet në padi.

Kallëzuesit thonë se nuk e dinë mbi ccfarë bazash janë vlerësuar ata që janë kualiikuar në fazën tjetër, për sa kohë që në një pjesë të mirë të kohës, anëtarët e komisionit vlerësues nuk kanë qenë të panishëm në terren.

“Duke qene se kjo garë ka qenë e manipuluar me fitues të paracaktuar. Ndërmjet konkurrentëve është lejuar që të krijohet njëmjedis totalisht tallës dhe denigrues”, theksohet në padi.

Kallëzuesit thonë se kanë kërkuar shpjegime tek zyrtarët që kishin detyrë për mbarëvajtjen e procesit, por nuk kanë marrë sqarime.

“ata e shkarkojnë përgjegjësinë tek vëzhguesit ndërkombëtarë”, theksojnë të skualifikuarit. Një ditë më parë, një tjetër aplikant iu dejtua gjykatës administratuive ku kërkoi shpalljen e pavlefshme konkurrimin fuizik dhe derisa drejtësia të dilte me një vendim, pezullimin e procesit.

SHKARKO APP