Të tjerë socialistë marrin mandatin e kryebashkiakut

Vijon që qeverisja vendore të marrë ngjyrë mavi, pas rezultatit të votimeve njëpartiake të 30 qershorit. Ditën e sotme është konstituar Këshilli Bashkiak i Delvinës dhe ai i Vorës. Mëngjesin e sotëm u konstitua në ambientet e bashkisë së Delvinës, këshilli bashkiak e teksa është betuar edhe kryebashkiakja e re Majlinda Qilimi. Ndërsa konstituimi i këshillit bashkiak i Vorës është bërë në ambientet e prefekturës së Tiranës. Në Bulqizë, Melaim Damzi që drejtoi bashkinë për 4 vite sot i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri që u votua më 30 qershor.

Po gjatë ditës së sotme është konstituuar edhe këshilli bashkiak i Mirditës. Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj është betuar, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është koordinatori i ri politik i qarkut të Lezhës. Pjetër Pjetri është zgjedhur kryetari i ri i këshillit të kësaj bashkie.

Sot u betua edhe Kryetari i ri i Bashkisë së Hasit, Liman Morina. Kryetari i këshillit me 21 anëtarë u zgjodh Shefqet Dauti, n/kryetarë Dallandyshe Metalia dhe Hamdi Muhadri. Përfaqësues për në këshillin e qarkut u zgjodhën Agron Geca, Halim Dauti dhe Ilir Çela. Në ceremoni u bë dorëzimi i detyrës nga Adem Lala i zgjedhur nga PS-ja dhe që drejtoi bashkinë për 4 vite tek kryetari i ri Liman Morina në prezencë të Prefektit te Qarkut Kukes Zenel Kuçana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundon konstituimi i Këshillit Bashkiak të Konispolit, ku janë betuar 15 anëtarët e rinj të këtij këshilli. Pas votimit për kryetarin e këtij Këshilli, post në të cilin u zgjodh Arianit Taka, u kalua ne betimin e kryetarit të Bashkisë Shuaip Beqiri, i rizgjehur në këtë detyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?