Të veshur si ISIS, Ronela Hajati procedohet penalisht

 

Pardje terrorizuan Tiranën me makina e veshje si të ISIS.Policia nisi procedim penal ndaj këngëtares Ronela Hajati, për klipin ku shfaqej me rroba të zeza së bashku me figurantët. Imazhet e tyre u publikuan të shtunën në rrjetet sociale, duke shkaktuar debate, pasi ngjanin me uniformat e ISIS-it. Këngëtarja në fakt ishte  përgatitur prej muajsh për xhirimin e klipit me veshje të tilla. Procedimi penal është për prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit. Pasi është njohur me padinë, këngëtaja ka shkuar vetë në polici dhe ka sqaruar gjithçka.

Ajo ka thënë se në fillim është habitur se përse mund të ishte e nevojshme një leje për të kënduar.Por paniku në këtë kohë ka bërë që të mobilizohen forcat e policisë dhe nëse nuk ndalonin do ti qëllonin duke kujtuar si të ISIS- kështu tregon një burim policor. 

SHKARKO APP