”Të votojnë kandidatët e primarëve”, Berisha: Jo të gjitha pushtetet në duart e Ramës

Sali Berisha ka prezantuar sot Eduart Sharkën, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha vuri në dukje se qytetarët, çfarëdo qofshin ata, demokratë, socialistë, të paparti, kalojnë çdo muaj me më vështirësi. ”1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% e të tjerëve kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë, asnjë luftë, asnjë pushtim, Shqipëria nuk është braktisur si këto 8 vite”.

“Më 14 maj të gjithë shqiptarët janë të ftuar të bashkohen. Të votojnë kandidatët e primarëve, por njëkohësisht kanë vendosur pluralizmin. Kanë rivendosur një ndarje pushtetesh, kanë rivendosur një kontroll për pushtetet dhe jo të gjitha pushtetet në duart e një njeriu që e qeveris Shqipërinë me ligjin e bandës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?