”Të zbardhen ngjarjet kriminale”, Balla thirrje drejtuesve të policisë: Mos pranoni ndërhyrje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të premte një takim me drejtues të lartë të Policisë në Fier, ku porosia e parë është që të mos pranojnë ndërhyrje në punën e tyre.

“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme”.

Ai nënvizoi se procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit vazhdon të intesifikohet duke bërë ndryshime të nevojshme për përmirësimin e aktivitetit të policisë së shtetit. Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

Sipas Ballës zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre.

SHKARKO APP