”Të zgjedhurit e Ramës me rekorde të zeza”, Berisha: Cara është i pakrahasueshëm në Durrës
Sali Berisha analizon situatën e kandidatëve të opozitës përballë PS-së, duke thënë se sipas sondazheve në rrjetet sociale të zgjedhurit e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” flasin vetëm pro tyre. Ai deklaroi se në rastet e kandidatëve Igli Cara në Durrës apo Luçiano Boçi në Elbasan nuk ka krahasim dhe duket qartë epërsia në pëlqimin e qytetarëve sipas tij.
“Të gjitha të dhënat e lidhura me të vërtetën, me zemrën dhe mendjen e qytetarëve faktojnë një epërsi të jashtëzakonshme të fushatës opozitare, ndaj fushatës së dështuar dhe personalizuar të Edi Ramës. Kandidatët e opozitës kanë bërë ftesa për kundërshtarët e tyre dhe nuk ka pranuar askush. Nuk mund të vijë asnjë prej tyre përballë kandidatëve tanë.
Me Igli Carën nuk krahasohet kurrkund. Ajo do shkojë në gjykatë. Kjo është një Vangjush Dako me pantallona. Në Pukë Gjon Gjonaj është njeriu më i urryer në veri, ka shkuar i ka vendosur duart në fyt qytetarit. Vetëm këtu ndodh me njerëzit e Edi Ramës.
Nuk fiton dot ky. Ja tjetri më i urryer, Pjerin Ndreu. U dërgonte mesazh, do brohorisni rroftë Pjerini dhe bërtisni mes fjalive të kryetarit thoshte. Prandaj Lezha e flak Pjerinin. Asnjë armik në histori nuk e ka keqtrajtuar veriun si Edi Rama”,-tha Berisha.