Të zhdukurit në komunizëm, policia marrëveshje për kërkimin e 6 mijë personave

Një ekip i policisë kriminale dhe policisë shkencore do të vihet në dispozicion të autoritetit për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të cilët sa bashku do të fillojnë me identifikimin dhe rikuperimin e trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano thotë se në këtë fazë bashkëpunimi policia është përfshirë në gjetjen e trupit të të zhdukurit si në marrjen e kallëzimit apo vënien në dijeni nga familjarët.

“Veprimtari e policisë së shteti është e fokusuar në parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave kriminale. Për këtë arsye ajo është e përfshirë që në fillim të procesit të gjetjes së trupit të një të zhdukuri si në rastin e marrjes së kallëzimit apo vënies në dijeni nga familjarët e viktimave apo edhe në rastin e zbulimit të vendndodhjes së trupit të të zhdukurit për të ndërmarrë veprimet e duhura”.

Kurse kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, thotë se bashkëpunimi me policinë ishte i shtyrë nga familjaret të cilët shpesh herë kanë bërë kërkesa për fillimin e punës për gjetjen e trupave të pa jetë.

Nga periudha 1944-1991, janë mbi 6.000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim. 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë.

SHKARKO APP