Teatri, akademiku Baçe: Rama një Godzilla amoral, që nuk ka dhimbje, Veliaj duhet të hyjë në burg

Për akademiku Apollon Baçe, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve Rama është një udhëheqës pa moral.

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai tha se Veliaj duhet të futet në burg pasi ka shkatërruar të kaluarën e kryeqytetit.

Baçe: Ne i kemi vënë kazmën kombit. Ne kemi në krye një kryeministër Godzilla. Imagjinoni që një vend të ketë Godzillën në krye, një forcë amorale, që nuk ka as dhimbje dhe as logjikë. Kjo është një dhimbje me që u e ndjej veten qytetar. Më mori një profesor arkeologjie dhe më tha “po ju jeni të çmendur?”.

Të hapet dosja e zotërisë që e hoqi si monument kulture nga dora e vet, dhe Veliaj, kur të dali nesër, të futet në burg se vrau të kaluarën e qytetit. Ai njeri do të përfundojë në burg sot, nesër, mbas një viti, kur të vijë një qeveri normale, dhe këtu nuk e kam fjalën për PD, por një qeveri normale.

Baçe shtoi se godina e Teatrit Kombëtar ishte një kryevepër dhe ka pasur 5 gjithsej në botë të ngjashëm në këtë gjini.

Baçe: Në vitin 2000 me propozimin e ministrit të kulturës, Edi Rama, vendoset nënë mbrojtje qendra historie e Tiranës dhe aksi kryesor. Veliaj nuk lëviz dot as nga përgjegjësia kolektive. Ka bërë një krim, ka plagosur dhe shkatërruar ndërgjegjen dhe të kaluarën e një qyteti.

Unë jam i vetmi që kam një patentë dhe kam studiuar 5 vite në Gjermani për historia arkitekture. Ky Teatër është një nga kryeveprat në këtë gjini, aq sa nuk dinë të gjejnë se në cilën do të futur, e quajnë futurist. Kanë qenë 5 gjithsej në botë, 3 janë zhdukur. Këto quhen kryevepra. Nuk quhet kot kryevepër ndërkombëtare nga Europa Nostra.

SHKARKO APP