Teatri, Andoni: Gjithçka në këtë qytet është zgjatim i gjykimit dhe urdhrave të Ramës

I ftuar në Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se pavarësisht se vendimi ishte i këshillit bashkiak, por në fakt sipas tij, është një vendim i Ramës.

Andoni shtoi se kryeministri ushqeu egon e tij dhe gjithçka në këtë qytet është zgjatim i gjykimit dhe urdhrave të tij.

Ben Andoni: Rama është bërë pjesë e tollovisë për Teatrin që e krijoi vetë. Pavarësisht se vendimi i takon këshillit bashkia, kuptohet që gjithçka i takon Ramës. Teatri nuk është thjeshtë i artistëve, por i gjithë komunitetit të Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. I gjithë ky akt ka cenuar atë pjesë të simbolikës që cenohen çdo ditë. 

Rama mund të bënte një Teatër modern pas fasadës ekzistuese. Ka pak zëra që hedhin poshtë kushtet jo të mira të Teatrit, por nuk hedhin poshtë mënyrën se si u ndërhy në një simbolikë. Kjo e gjitha e ushqeu egon e tij, sepse gjithçka në qytet lidhet me egon e liderëve që kemi pasur. 

Ramës nuk i takonte të fliste për këtë çështje, se ishte vendim i këshillit bashkiak. Duket se gjithçka në këtë qytet është zgjatim i gjykimit dhe urdhrave të tij. Reagimi i Ramës vjen për tu mbrojtur nga reagimi i huaj për Teatrin, sepse tregon rrëshqitjet që bëhen në vendet me demokraci të brishtë si vendi ynë.

SHKARKO APP