Teatri i ri/ Dështon negociata me privatin, Budina: Protesta i detyroi të tërhiqen, godina do të restaurohet
Ka dështuar negociata e Bashkisë së Tiranës me privatin për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Regjizori Robert Budina në një prononcim për “News 24” shprehet se protesta ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë që të tërhiqen.
“Protesta i detyroi që të tërhiqen. Lajmi, një tërheqje me kujdes. Ne jemi për restaurim të plotë. Kjo bashkia nuk ka as moral, asgjë dhe duhet të tërhiqet. Ne kemi qëndurar 2 vjet aty, për të mbrojtur trashëgiminë, për të ngritur një frymë kundër prishjes së Teatrit. Kemi takuar ambasadorin e BE në Shqipëri e sa duket që të gjitha këta faktorët kanë ndikuar. Ata nuk kanë asnjë moral politik ta bëjnë këtë projekt, ata kanë dashur të ndërtojnë kulla. Thelbmi i ndryshimit të sjelljes është protesta 2-vjecare e aktivistëve në mbrojtje të Teatrit. Nme jemi zë i fortë që Teatri të restaurohet ashtu sic i ka hije. Qëndrën e bënë artistët e Shqipërisë, edhe pse na sulmuan e anatemuan. U vërtetua se ne bëmë një punë të madhe në mbrojtje të kulturës. Teatri është kthyer në qendër të rezistencës”, tha Budina.
Robert Budina theksoi se është i bindur se Teatri do të restaurohet e se artistët kanë protestuar për këtë kauzë.
“Teatri do të restaurohet. U detyruan të tërhiqen dhe tani po gjejnë mënyrën sesi të dalin nga kjo krizë. Ata duhet të marrin kostot, sepse sulmuan artistët. Duhet të marrin kostot politike, sepse bënë një veprim makabër. Mund të kishin bërë gjëra të tjera mirë, por nuk bënë dot asgjë. Ne nuk shkulemi që andej, derisa të mbrojmë teatrin. Ne do i qëndrojmë deri në fund restaurimit të teatrit”, deklaroi Budina.