Teatri i ri Kombëtar, reagon arkitekti i kompanisë daneze: Nuk tërhiqemi
Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
“Ora News” ka kontaktuar të enjten me zyrën e shtypit të arkitektit danez ndërsa përgjigja ka mbërritur të premten, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit.
Ne letrën e zyrës së kompanisë Bjarke Ingels Group konfirmoi vijimin e angazhimit për projektimin e Teatrit Kombëtar.
“Ende jemi tejet të gëzuar për angazhimin tonë të vijuar në projektimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar. Me kënaqësi do të përfshijmë aktivisht kontributin e përdoruesve dhe do ta zhvillojmë projektin për tu bërë ai institucion kombëtar publik që meriton vendi dhe arti skenik”.
Shembja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një godine të re në të njëjtin pozicion vijon të kundërshtohet nga grupet e interesit, ndërsa artistët vijojnë të kundërshtojnë me protesta këtë projekt.

KOHA JONË SONDAZH

