Teatri, Kalaja: VKM-ja dhe ligji special në fuqi, nuk mund të tërhiqet shteti, mund të kemi precedent Becchetti

E ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, avokatja Adriana Kalaja u shpreh ligji special ku ëhstë bazuar edhe VKM-ja për ndërtim me PPP për teatrin është akoma në fuqi.

Ajo shtoi se me ligjin special dhe VKM-në nuk mund të tërhiqet shteti, sepse mund të kemi një precedent si Becchetti.

Kalaja: Evropa Nostra e mori në mbrojtje Teatrin kombëtar dhe afroi edhe restaurimin. Sipas aktit të ekspertimit të vitit 2018 u trumbetua se do të rrëzohet nga tërmeti. Kemi një ligj special të kthyer nga presidenti dhe i kontestuar nga KiE.

Herët e dytë që u miratua në parlament dhe në bazë të këtij ligji special doli një VKM që thoshte që do të ndërtohet me partneritet publik privat. Që nga kjo frazë nuk ka kompetencë dhe të drejtë që ta ndërtojë me fonde publike. 

VKM në zbatim të ligjit special është në fuqi dhe s’mund të thotë Veliaj që hoqa dorë dhe do ta bëj me para publike. 

Dëmi nga këto procedura deri më tani është 40 milionë euro. Këtë do ta zgjidhi SPAK. Nuk mund të bësh negociata me një kompani fituese pa ndjekur negociata. Vetëm kompania konsulente që ishte e pranishme është paguar 500 milionë lekë të reja. Ne nuk kemi asnjë informacion, shkelet ligji në mënyrë të fshehtë. 

Ndërkohë në janar planifikohen 500 milionë lekë për këtë kompani. Me ligjin special dhe VKM-në nuk mund të tërhiqet shteti, sepse mund të kemi një precedent si Becchetti.

SHKARKO APP