Teatri Kombëtar, Budina: Rama e ka humbur betejën

Pss dy vitesh përballje për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, regjisori Robert Budina, është i bindur se tashmë Aleanca për Teatrin e ka fituar këtë betejë ndaj institucioneve.

“Në fakt nuk janë 2 vjet, por 20 vite përplasje me kryeministrin, që ka humbur tre beteja për teatrin, e humbi edhe këtë, dhe tani ka vënë Erjon Veliajn. Ju e kuptoni sa shanse ka kryetari i bashkisë të fitojë kur nuk e arriti kryeministri me gjithë pushtetin e tij”.

Sipas Budinës, i intervistuar nga A2, thotë se “Madje sipas tyre ajo është e para, sepse sulmohet nga vetë kryeministri. Hermann Parzinger është në një formë ministri i kulturës europiane, dhe ai tha se ky do të ishte rasti i parë që një apel i Europa Nostra nuk do të merrej parasysh. Na kanë shkruar se ky mund të jetë një rast i paprecedent në botë¸ që disa njerëz luftojnë kaq shumë për një godinë, dhe se jemi bërë një frymëzim për ta”, duke paralajmëruar edhe disa “surpriza nga personalitete të kulturës europiane”.

Regjisori njoftoi edhe faktin që tashmë përtej protestës ekziston paralelisht edhe një fazë ligjore, ku ndër të tjera “ është çuar një dosje në SPAK për shkeljet në informim të kryebashkiakut”.

SHKARKO APP