Teatri Kombëtar/ Erion Veliaj: Pse duhet ta shembim godinën me tallazh të Italisë fashiste
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “Opinion” me Blendi Fevziun dhe një panel gazetarësh.
Ai u pyet fillimisht për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin tha se duhet shembur sepse është një projekt pa vlerë i Italisë fashiste. Duke iu referuar një studimi të arkitektëve të huaj, ai tha se “teatri ka qenë ndërtuar me tallazh dhe lëndë të tjera të dëmshme, që ka shkaktuar dëme dhe sëmundje kancerogjene tek artistët e teatrit.
Po kështu, ai tha se teatri i ri do të jetë veç godinë për artin, pa kullë.
KOHA JONË SONDAZH

