Teatri Kombëtar, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për negociatorët e kontratës
Dy muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.
Ja vendimi i botuar në fletorën zyrtare të Republikës së Shqipërisë:
Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së retë Teatrit Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

