Teatri, Ndrenika: Pro godinës së re. Veliaj: Asnjë milimetër nuk do merret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar në Twitter një intervistë të aktorit Robert Ndrenika. Aktori për gazetën “Dita”, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri, por që hapësira e teatrit që i takon artistëve mund ti jepet dikujt që do shfrytëzohet për qëllime biznesi.

“Kush do ta ndërtojë? Kjo është çështja. Ka shumë dyshime, nuk ka transparencën e nevojshme kur bëhet një ndërmarrje e tillë e madhe që ka edhe ndjeshmëri të lartë shoqërore, përtej komunitetit të artistëve… Ajo që ne kundërshtojmë është dhënia e kësaj sipërfaqeje dikujt, një ndërtuesi privat le ta themi, dhe më këtë mendohet se është gjetur zgjidhja. Jo, kjo nuk është zgjidhja. Unë jam që të ndërtohet godina e re që t’i përkasë vetëm teatrit dhe artistëve dhe jo të përdoret për qëllime biznesi. Unë flas në emër të artistëve, të atyre që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Flas pra edhe në emër të atyre artistëve të mëdhenj që nuk jetojnë më por që kanë bërë historinë e këtij teatri, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi e sa e sa të tjerëve që të më falni që nuk po i përmend dot të gjithë këtu. Kur dal të protestoj pikërisht ata artistë të mëdhenj kam në mendje. Ndaj dhe pyes veten para se t’u drejtohem të tjerëve: Si do të silleshin ata përpara një akti të tillë? Unë po bëj atë që mendoj se do të bënin edhe ata”, – thotë Ndrenika.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Barcelonë në pritje për të mësuar nëse Sheshi Skënderbej do të marrë çmimin e madh si hapësira më e bukur pedonale në Evropë, ka postuar këtë mesazh në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit të Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktorët dhe arkitektët bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?