Teatri, Tabaku: Deputetët dhe qeveria, fasadë për të mbrojtur një aferë të madhe korruptive

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar përgjigje mbi disa çështje që lidhen me pr.ligjin për Teatrin Kombëtar. Deputetët e opozitës akuzojnë mazhorancës se i shmanget pyetjeve që sipas tyre, “zbulojnë se qeveria ka para të mjaftueshme për të ndërtuar Teatrin, por ka vendosur të grabisë pronën publike për të pastruar paratë nëpërmjet kompanisë kliente të Edi Ramës”.

“Përse ka fonde për të restauruar qendrat e qyteteve 500 milionë euro, për luksin e ministrive, për blerjen e automjeteve mbi 100 milionë euro dhe nuk ka 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar?”, u shpreh Jorida Tabaku në Komision e Ekonomisë.

Sipas deputetes demokrate, këto pyetje nuk morën asnjë përgjigje as dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kuptoj se deputetët dhe qeveria janë thjesht fasadë për të mbrojtur një aferë të madhe korruptive”, tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?