“Teatri”, Tabaku u premton protestuesve: Beteja sapo ka filluar, nuk do ta lëmë me kaq!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, u premtoi protetsuesve jashtë Kuvendit të Shqipërisë, që po bëjnë thirrje për të votuar ligjin për shembjen e teatrit, se “ne sot do të përpiqemi të hyjmë në sallën e Kuvendit dhe të bëjmë diçka për ta ndalur.  Por, beteja sapo ka filluar dhe nuk kemi për ta lënë me kaq. Makbethi vrau natën, këta po e vrasin Teatrin ditën. Do të përdorim çdo rrugë të mundshme për ta ndaluar këtë makabritet që po i ndodh Tiranës.”

Deputetët e opozitës u janë bashkuar protesuesve pasi seanca parlamentare u ndërpre. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kërkoi kohë t’i përgjigjej 40 pyetjeve të LSI për projektligjin që sanksionon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave; nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, iniciatori i projektit, as është paraqitur për debat në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?