“Teatri” votohet në parim. Mazniku: Do të dyfishojmë sipërfaqen
Pas afro 6 orë debatesh e tonesh të larta në komisionet parlamentare, deputetët e mazhorancës votuan në parim projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri.
Por ashtu sikurse nisi, diskutimi përfundoi me përplasje mes pozitës e opozitës.
Më herët, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga komisioni i Medias deklaroi se do të diskutohen nga komisioni i posatshëm që pritet të ngrihet pas miratimit të këtij projektligji.
Kumbaro: Janë kompetencat e komisionit të negocimit që do të studiojnë në detaje edhe propozimin, edhe projektin, edhe aspektin teknik, edhe standardin e projektin, edhe vlerën ekonomike dhe analizën e pronës.
Për ta mbrojtur ligjin në komisionin përgjegjës, bashkia kishte sjellë numrin dy Arbën Mazniku, i cili deklaroi se teatri I ri do të ketë sipërfaqe të dyfishuar ndërtimi në krahasim me atë që është sot..
Mazniku: Pjesa që futet realisht në zhvillim është sipërfaqe që është diferenca prej 2942.5 metra. Në këmbim të ndërtimit, ne nuk i marrim ndërtim si bashki që jemi pronar në territor, i marrim në këmbim si sipërfaqe teatri. Nga 1200 metra që kemi sot ndërtim teatër në Hipotekë, ne marrim 9 mijë metra teatër.
Opozita edhe gjatë diskutimit në komision këkroi shtyrjen e diskutimit me procedurë të përshpejtuar ndërsa hodhi akuza në adresë të qeverisë e cila sipas PD po legjitimon një tjetër aferë korruptive
Vokshi: Ju po e bëni pis veten duke shkatërruar një pjesë të historisë së artit, të kulturës, një monument kulture.
Boçi: Pse falsifikoni dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar. Kjo hartë që s’ka lidhje me planin vendor të Bashkisë së Tiranës i bashkëngjitet VKM-së zonja ministre.
Vokshi: A e dini sa është sipërfaqja apo nuk e dini.
Kumbaro: Tërhiqni mbrapsht fyerjet që bëni.
Vokshi: Mos na bëni si e nervozuar.
Të martën ligji kalon për miratim nen për nen në komision dhe të enjten për miratim në seancë. Opozita dhe një pjesë e artistëve vijojnë mbledhjen e firmave në peticionin që I kërkon Presidentit të Republikës mos dekretimin e ligjit
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

