TEC-i në Korçë, Panariti: Ja përse duhet të shfuqizohet vendimi për ndërtimin e tij

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar mbi vendimin për ndërtimin e termocentralit në qytetin e Korçës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Panariti shpjegon se pse duhet të shquziohet ky vendim. Ai jep disa arsye pse ndërtimi i këtij hidrocentrali është i dëmëshëm për shëndetin e banorëve si dhe për mjedisin.

Më poshtë postimi i plotë i Panaritit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse duhet të shfuqizohet vendimi për ndërtimin e Termocentralit në Korçë? Po supozojmë se ky TEC do të punojë me gaz, megjithëse kjo nuk është e sigurt, sepse thjesht kjo synohet, por nuk ka asnjë kontratë apo marrëveshje me gazsjellësin TAP për furnizim të rregullt të tij. Por edhe nëse do punojë vetëm me gaz, është e sigurt se ky central do të shkarkonte në mjedis sasi të mëdha ndotësish dhe përkatësisht : monoksid karboni, dioksid squfuri, oksidet e azotit (NOx) dhe grimca në aerosol të llojeve pm 2.5 dhe 10. Por çfarë thonë studimet mbi pasojat shëndetësore të një TEC të tille, me cikël të kombinuar të fuqisë? I ftoj qytetarët e Korçës të gjykojnë vetë nga sa më poshtë : Shpërndarja e përafërt e pasojave në shëndetin e popullatës (varësisht, sasive të shkarkuara, drejtimit të erës, dendësisë të popullatës etj) do të jetë:Së pari rritja afatgjatë e vdekshmërisë në popullatë deri në 49%, kufizim vjetor i aktiviteteve ditore deri në 27%,rritje e bronkiteve kronike deri në 21 %…. A jemi të gatshëm të paguajmë këtë kosto konçensionare?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?