Tedi Blushi: Edi Rama po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët
Aktualitet E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 12:20
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Portit të Durrësit.
Në një postim në Twitter, Blushi shkruan:
“Edi Rama siç po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët, edhe Qeverinë offshore e ka, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë.
Halabakët, oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë.”